Kim Kardashian zbulon gjininë e fëmijës së katërt

Kim Kardashian ka konfirmuar ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West po presin fëmijën e katërt nga një surrogate.

ShowBiz

15/01/2019 11:57

Kim Kardashian ishte e ftuar në “Watch What Happens Live”, ku edhe zbuloi gjininë e foshnjës që po pret, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Duke folur pët “Watch What Happens”, të hënën, me moderator Andy Cohen, Kim u pyet se nëse ajo dhe Kanye po presin fëmijën e katërt.

“Është djalë”, ka thënë Kim, e cila tha se këtë gjë e kishte bërë të ditur kur ishte dehur teksa po festonin për “Krishtlindje”, por nuk i kujtohet se kujt i kishte treguar.

Kim ka dy fëmijë biologjik, North dhe Saint, ndërsa në janar të vitit të kaluar ata mirëpritën fëmijën e tretë, Chicago, nga një nënë surrogate. /Lajmi.net/