Kim Kardashian shpërndan videon e këtij shqiptari

Ylli televiziv Kim Kardashian është emër shumë i lakuar më titujt rozë.

ShowBiz

26/05/2018 15:38

Ajo njëkohësisht llogaritet në mesin e femrave më të ndjekura në rrjete sociale, ku vetëm nga një postim që bën, fiton shuma të mëdha parash, shkruan lajmi.net.

Në një video të cilën e postoi së fundi në rrjete sociale, ajo shfaqi një shqiptar, e që kësaj radhe nuk bëhet fjalë për grimerin e saj, Mario Dedivanovic.

Ai është Kevi Kodra i cili ka bërë bujë në rrjete sociale, duke aplikuar grimin e vajzave në fytyrë, ashtu siç ka bërë edhe në këtë video.

Kodra është grimuar me produktet e linjës së fundit nga Kim, ndërsa bukuroshja ndau edhe me fansat e saj këtë video. /Lajmi.net/