Kim Kardashian njofton për produktet e reja me foto nudo

Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve.

ShowBiz

11/09/2018 08:40

Bukuroshja është shumë aktive në rrjete sociale, përmes të cilave njofton për të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi ka njoftuar që ka lansuar  koleksionin e ri të produkteve të grimit, për të cilat është inspiruar nga pemët me ngjyrë rozë.

Kim Kardashian ishte zhveshur tërësisht nudo për të reklamuar produktet e reja, ndërsa pjesët intime i kishte mbuluar me lule të këtyre pemëve nga edhe është inspiruar.

Kjo nuk është hera e parë që Kim shfaqet e tillë, ngase imazhet topless për të tashmë janë shndërruar në rutinë. /Lajmi.net/