Kim Kardashian me përgjigje briliante kundër ndalesës së Trump për myslimanët (Foto)

Donald Trump ditën e premte nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ndalon hyrjen në Amerikë myslimanëve prej shtatë vendeve.

Bota

29/01/2017 20:57

Derisa protestat kanë nisur në aeroporte dhe para Shtëpisë së Bardhë, është Kim Kardashian e cila ka dalë kundër kësaj ndalese.

Kim ka publikuar një listë me statistika e cila shfaq se më shumë amerikanë çdo vit vriten nga fëmijët me armët se nga xhihadistët islamik.