Kim Kardashian i frymëzon edhe këto artiste shqiptare?!

Stili, veshja dhe pamja janë tri gjëra mjaft të rëndësishme pothuajse për çdo artiste shqiptare.

ShowBiz

20/09/2018 18:27

Secila nga to qoftë në klipe, në televizion apo në jetën e përditshme tentojnë të sjellin diçka më ndryshe, shkruan lajmi net.

E shpesh ky stil unik nuk ka dyshim se vjen i inspiruar edhe prej yjeve botërore të cilat tashmë kanë provuar të gjitha gjërat e mundshme. Beyonce, Kim Kardashian, Rihanna janë vetëm tri emrat e mëdhenj botëror që çdoherë vijnë me gjëra interesante dhe mjaft të detajuara.

Së fundmi, është një lloj i fustanit me palë i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe pse nuk ia zbulon format trupore por që vjen me elegancë dhe me shumë sharm. Ky model është parë edhe tek disa nga fytyrat e njohura publike si Elvana Gjata, Dua Lipa, Luana Vjollca.

Kur jemi tek Elvana ajo shquhet për stilin e veçantë dhe sharmin që e përcjell tek publiku. Para dy muajve ishte e pranishme në një koncert në Prishtinë e cila mblodhi një publik të tërë dhe fansa të shumtë pranë ‘Biblotekës Kombëtare’. Karakteristikë e koncertit të saj ishte edhe veshja në një fustan të kuq të gjerë me të cilin u shfaq e mahnitshme.

Dua Lipa po ashtu me një fustan të tillë u shfaq edhe në ‘Brit Awards 2018’. E pas këtyre nuk mungoi as Luana Vjollca, e cila solli një set të ri fotografik duke pozuar për revistën ‘StarPeople’.

Duhet theksuar se e para është ylli 37 vjeçar, supermodelja Kardashian e cila u pa e veshur në një fustan të këtij lloji në ngjyrë nude. Lirshëm mund të thuhet se Kim është e para femër që vjen me trend të ri dhe mjaft ekstravagant. /Lajmi.net/