Kim Kardashian është bërë nënë për herë dytë

Kim Kardashian ka sjellë në jetë fëmijën e dytë me Kanye West.

ShowBiz

05/12/2015 17:38

Nuk e besojmë se nuk e keni marrë vesh deri tani se Kim Kardashian ka qenë shtatzënë dhe ka pritur të lindë një djalë.

Ajo sot  ka zbuluar se në mëngjesin e së dielës ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe se ata të dytë janë mirë me shëndet, transmeton lajmi.net.

Emri i fëmijës ende nuk është zbuluar ndërsa ky është fëmija i dytë, pas vajzës North West./lajmi.net