Kim Kardashian dhe Madonna bashkojnë forcat për këtë arsye

Janë dy prej femrave më të komentuara në planet.

ShowBiz

09/03/2018 22:41

Kim Kardashian dhe pop-ylli Madonna janë bërë bashkë për të lansuar produktin e lëkurës “MDNA skin”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kim u shfaq tejet provokuese si zakonisht edhe këtë herë në promovimin e produktit të ri bashkë me “mbretëreshën e pop-it”, Madonnën.

Në promovimin e këtij kremi, Madonna 59 vjeç dhe Kim 37 vjeç kanë treguar “sekretet” e tyre të bukurisë.

Këngëtarja ka treguar se sa herë zgjohet nga gjumi i ka sytë e fryrë, ndërsa Kim zbuloi se i pëlqen të analizojë fytyrën e dikujt dhe të shkojë me ta tek doktori e t’ju thotë “Prit, pak Botox këtu dhe pak këtu”. /Lajmi.net/