Kim Jong-Un “i paparë”, mban fjalim nga maja më e lartë e Koresë së Veriut

Kim Jong-Un është ngjitur në malin më të lartë në Korenë e Veriut. Pas tij në majë të malit Paetku janë ngjitur edhe qindra ushtarë, pilotë dhe zyrtar të partisë.

Bota

20/04/2015 12:05

Mediet shtetërore kanë botuar fotot e diktatorit koreano-verior duke qëndruar në maje të malit të mbuluar me borë, i cili ka lartësinë mbidetare 2750 metra.

Babai i tij, Kim Jong-Il, gjithmonë është thënë të ketë lindur në mal, por shumë historianë thonë se ky është një trillim që ishte bërë asokohe për ta paraqitur atë të fort dhe të pamposhtur, si një mal, dhe se në fakt ai kishte lindur në Rusi.

_82422169_reuters_kim4

Sipas BBC-së, e cila citon gazetën koreane Rodong, Kim Jong-Un, pasi ka arritur në maje të malit u ka mbajtur edhe një fjalim të pranishmëve, ndërkohë që duartrokitjet dhe brohoritjet kanë qenë refren pas cdo fjalie të tij.

“Ngjitja në malin Paektu ofron ushqim shpirtëror të çmuar, fuqi mendore më të fuqishme se çdo lloj arme bërthamore”, citon gazeta Rodong liderin e Koresë Veriore, fjali kjo që ka “çmendur” të pranishmit duke thirrur emrin e tij.

Qëllimi i vizitës është thënë se ka qenë për të parë aftësitë e pilotëve luftarakë të Armatës Popullore të Koresë, të cilët përmbyllën stërvitjet e tyre në këtë zonë.

Maja e malit vullkanik, të shtrirë në kufi me Kinën, konsiderohet si vend i shenjtë në folklorin e regjimit në Korenë Veriore. Prandaj, sipas BBC-së, është përzgjedhur nga Kim si vend për të vazhduar propagandën familjare dhe diktaturën më të egër në rruzullin tokësor.

Ditë më parë mediet shtetërore në faqe të parë kishin lajmin “ekskluziv”, sipas të cilit Kim kishte ngalur veturën qyshkur ishte tre vjeç, ashtu sikurse thuhej për të atin, që ishte një lojtar i madh i golfit, dhe se kishte aftësi për të gjuajtur topin drejtë e në vrimë prej dhjetëra metrash largësi.

Ashtu sikurse i atij i tij, Kim e paraqet vetën si njeri energjik dhe përpiqet ta mbajë nën kontroll ushtrinë, e cila vazhdon të shpenzojë buxhetin në zhvillimin e armëve bërthamore, ndërkohë që 16 milionë koreano-veriorë, prej gjithsejtë 25 milionëve, jetojnë në varfëri. /lajmi.net/