Kim Jong leçitë xhaxhain

Korea e Veriut ka lansuar disa fotografi ku shihet xhaxhai (dikur i fuqishëm) i liderit Kim Jong-un, duke u larguar nga një takim. Ato konfirmojnë shkarkimin e tij.

Bota

10/12/2013 14:32

Korea e Veriut ka lansuar disa fotografi ku shihet xhaxhai (dikur i fuqishëm) i liderit Kim Jong-un, duke u larguar nga një takim, duke konfirmuar kështu shkarkimin e tij.

Imazhet  dramatike tregojnë Chang Song-thaek duke u përcjellë nga një sesion i partisë nga disa roje të pa uniformuara.

Agjencia e shtetit KCNA ka akuzuar Chang’un se ka formuar fraksione kundër shtetit, korrupsion dhe akte korruptive, për vardisje ndaj femrave dhe abuzim me drogë.

Analistët thonë se ky shkarkim në publik është unik dhe mund të sinjalizojë një  spastrim më të gjerë.

Kjo është trazira më e madhe e shkaktuar në lidershipin e  Koresë sëVeriut që kur Kim e trashëgoi postin nga babai i tij, dy vite më parë. Duke u parë si një reformator ekonomik, Chang ka zhvilluar bisedimet me të vetmin aleat të madh, Kinën.

Agjencia shtetërore KXNA ka thënë se ky vendim është publikuar pas mbledhjes së partisë udhëheqëse, Byrosë Politik të Partisë së Punëtorëve Koreanë, që u mbajt gjatë fundjavës.

Lajmi i shkarkimit kishte arritur deri në Korenë e Jugut javën e kaluar, së bashku me raportimet që dy prej ndihmësve të tij më të afërt janë ekzekutuar për korrupsion. Është akoma e paqartë se në cilën datë janë shkrepur këto fotografi.

Jeta e “shthurur”

Raportimet e agjencisë KCNA akuzojnë Chang’un se është pjesë e një fraksioni që po punonte kundër shtetit të Koresë së Veriut.

“Chang ka pretenduar që të mbështesë partinë dhe liderin por u ngatërrua në akte të fraksioneve të tilla, duke krijuar ëndrra të tjera dhe duke përfshirë veten e tij në  një marrëveshje të dyfishtë fshehurazi”.

Ai është akuzuar për vepra të tilla siç janë keqmenaxhimi financiar dhe pretendohet se ai ka shitur burimet kombëtare për përfitime personale, por agjencia gjithashtu e akuzoi atë se bën një “jetë të shthurur dhe të shtrembëruar”.

“Ideologjikisht i sëmurë dhe tëpër përtac, ai përdorte drogë dhe kishte paguar me valuta të huaja në kazino, teksa ishte duke marrë një trajtim mjekësor në një vend të huaj, që për këtë trajtim ishte nën kujdesin e partisë”, raporton KCNA.

Gjithashtu në raportim thuhej se ai kishte “lidhje të papërshtatshme” me disa dhe se frekuentonte shumë shpesh restorantet luksoze.

Lucy Lee, korrespodente nga Seoul për BBC, thotë se hetime për krime të tilla, duke qenë këto hetime dhe njëherësh akuzime zyrtare- janë unike.

Pothuajse brenda natës, Chang Song-thaek është shndërruar nga xhaxhi dhe mentori i liderit të Koresë së Veriut, në një “anti- revolucionar” i akuzuar për vepra penale.

Korrespondentja e BBC’së shton se kjo mund të jetë seria e fundit e veprimeve të kalibruara me kujdes për të demonstruar kontrollin e Kim Jong’ut, dhe për më tepër një shenjë e autoritetit të tij dhe pohimi i pavarësisë së tij.

Është raportuar se Chang’ut i janë hequr të gjitha pozitat që i ka pasur dhe poashtu është përjashtuar nga partia.

Të shtunën, televizioni i Koresë së Veriut gjithashtu ka raportuar se janë hequr pamjet e Chang’ut nga dokumentari.

Zhdukjet e mëparshme

Chang ka pasur poste udhëheqëse në partinë udhëheqëse dhe gjithashtu ka qenë në Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes, që është trupi kryesor i ushtrisë së Koresë së Veriut.

Ai është parë si person kyç kur Kim Jong mori mandatin kur babai i tij Kim Jong vdiq në vitin 2011- ai është i martuar me motrën më të madhe të liderit Kim.

Ai shpesh është përshkruar si person që qëndron prapa liderit Kim Jong dhe është parë si një vëzhgues dhe një fuqi prapa fronit.

Por pavarësisht lidhjeve të tij familjare me lidershipin dhe me postet e mëparshme zyrtare, ai është shënjuar për largim edhe më parë.

Në vitin 2004, pavarësisht vendit të tij në familjen e Kim’it, ai u zhduk nga paraqitja e tij në publik.

Një raportim i mëhershëm, duke cituar intelegjencën e Koresë së Jugut, thoshte se ai ishte nën arrest shtëpiak.

Disa të tjerë sugjeronin se ai ishte dërguar për “riedukim”. Sidoqoftë, dy vite më pas ai dukej se përsëri ishte kthyer në pozitën e tij në familje.