Kim Jong i zemëruar me atë që gjeti në vendin e tij

Mediat shtetërore kanë raportuar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka kritikuar ashpër vendin e tij për shkak të dështimit për të ndërtuar një stacion të energjisë hidroelektrike në veri të vendit.

Bota

17/07/2018 11:45

AP raporton se Kim ishte jashtëzakonisht i zemëruar kur u kthye në vend. Agjencia thekson se ky rast tregon që Kim dëshiron ta përmirësoj situatën ekonomike në vend, ndërkohë që po negocion me Shtetet e Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Muajin e fundit, Kim ka vizituar dy fabrika dhe i ka kritikuar rëndë për shkak të mirëmbajtjes së dobët të ndërtesës, mungesës së ekspertizës dhe problemeve tjera./Lajmi.net/