Kim impresionon me bikini

Kim Kardashian është rikthyer furishëm. Ylli i ‘show-bizit’ i ka heshtur kritikët, duke u shfaqur me bikini të bardha në plazhin e Miamit, gjashtë muaj pas lindjes së vajzës North West. 33 vjeçarja duket mjaft seksi sërish, pasi ishte përqeshur për peshën që e kishte shtuar gjatë shtatzënisë. Kim po përgatitet për festat e fundvitit,…

ShowBiz

19/12/2013 16:00

Kim Kardashian është rikthyer furishëm. Ylli i ‘show-bizit’ i ka heshtur kritikët, duke u shfaqur me bikini të bardha në plazhin e Miamit, gjashtë muaj pas lindjes së vajzës North West. 33 vjeçarja duket mjaft seksi sërish, pasi ishte përqeshur për peshën që e kishte shtuar gjatë shtatzënisë.

Kim po përgatitet për festat e fundvitit, të cilat do t’i kalojë me familjen e saj, së bashku me të fejuarin Kanye West dhe vajzën e saj, North West, por ka gjetur kohë të lirë edhe të zbavitet në det. Flokët e saj ngjyrë ari përshtateshin mjaft mirë me bikini. Definitivisht, Kim po kthehet.