Kim i humbi 26 kilogramë

Kim Kardashian është hakmarrë ndaj atyre që e akuzonin për mbipeshë. Ylli i spektaklit dhe televizionit është shfaqur në bikini për kopertinën e numrit të fundit të Us Weekly, gjashtë muaj pasi e lindi vajzën e saj, North. Edhe pse fotografitë nuk duken të ‘vjedhura’ gjatë një dite plazhi, Kim thotë se ‘paparazzi’ e kanë…

ShowBiz

12/12/2013 13:00

Kim Kardashian është hakmarrë ndaj atyre që e akuzonin për mbipeshë. Ylli i spektaklit dhe televizionit është shfaqur në bikini për kopertinën e numrit të fundit të Us Weekly, gjashtë muaj pasi e lindi vajzën e saj, North.

Edhe pse fotografitë nuk duken të ‘vjedhura’ gjatë një dite plazhi, Kim thotë se ‘paparazzi’ e kanë fotografuar më 30 nëntor të këtij viti në Miami dhe se ende nuk është e kënaqur 100% nga rezultati.

“E kam parë një foto, dukej mirë. Mendoj se duhet t’i humb edhe 5 kilogramë. Atë ditë nuk doja të shkoja në plazh kur i pash gjithë ata ‘paparazzi’. Mendoja se nuk isha ende e gatshme, nuk doja të dukesha. Nuk jam e gatshme ende për bikini”, theksoi 33 vjeçarja për ‘E!News’.

Sipas disa zërave të afërt me Kim, e fejuara e reperit Kanye West i ka humbur plot 26 kilogramë falë dietës Atkins. Për ta arritur këtë, ajo ka hequr dorë nga karbohidratet, e mbi të gjitha ka bërë shumë aktivitete fizike, duke u koncentruar në Pilates, vrapim dhe ushtrime.