Kim e mllefosur në Rita Orën

Kim Kardashian është mjaft e mllefosur në Rita Orën. Që kur këngëtarja e ‘R.I.P.’ e Rob Kardashian janë ndarë, vëllai i yllit të televizionit është shumë më tepër në terezi dhe i ka shtuar disa kilogramë. Menjëherë pas ndarjes, që kishte ndodhur dhjetorin e vitit 2012, i riu amerikan e kishte përdorur profilin e tij…

ShowBiz

06/01/2014 12:00

Kim Kardashian është mjaft e mllefosur në Rita Orën. Që kur këngëtarja e ‘R.I.P.’ e Rob Kardashian janë ndarë, vëllai i yllit të televizionit është shumë më tepër në terezi dhe i ka shtuar disa kilogramë.

Menjëherë pas ndarjes, që kishte ndodhur dhjetorin e vitit 2012, i riu amerikan e kishte përdorur profilin e tij në rrjetin social Twitter, duke iu treguar të gjithëve se Rita e kishte tradhtuar me 20 meshkuj.

“Kim është e mllefosur dhe e zhgënjyer me mënyrën se si Rita e ka trajtuar Robin. Është një situatë paksa delikate, sepse ishte Jay Z që e kishte zbuluar Ritën dhe ajo është e përfshirë në rrafshin muzikor edhe me Kanye West. Mirëpo, Kim e urren momentin kur e sheh vëllanë e saj duke vuajtur. Ajo e ka kuptuar se ai nuk është më i njëjti, që kur është ndarë dhe fajin ia len Ritës”, ka zbuluar një mikeshë e Kardashian për magazinën angleze ‘Now’.

– “Ajo e di se Rob është mjaft i trishtuar dhe është e bindur se është ajo arsyeja se përse ai është trashur”, ka vazhduar burimi.

Këngëtarja shqiptare, nga ana e saj, ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër dhe se nuk ishte ajo arsyeja e jo-lumturisë së ish të dashurit.

“Ta them të drejtën, nuk e kam menduar kurrë se do të ishte një lidhje serioze”, kishte thënë 23 vjeçarja për ‘Sunday Telegraph Style’ australian.

– “Nuk e kam konsideruar kurrë si një të dashur. Ai ka menduar të hakmerret, duke krijuar mite false”, kishte thënë këngëtarja me famë botërore, e cila aktualisht është në lidhje me DJ skocez Calvin Harris.