Kili, tërmet 8.2 shkallë të Rihterit, rrezik nga cunami

Së paku pesë persona kanë humbur jetën në Kili, si pasojë e tërmetit që goditi pjesën veriore të këtij vendi. Autoritetet paralajmërojnë se pas këtij tërmeti mund të shkaktohet një cunami.

Bota

02/04/2014 09:03

Një tërmet prej 8.2 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën veriore të Kilit. Tërmeti i cili ka goditur në orën 20:46 me orën lokale, ishte 86 kilometra në veri-perëndim të zonës Iquique.

Si pasojë e këtij tërmeti kaq të madh ka rrezik që të shkaktohet edhe cunami.

Zyrtarët policor thonë se deri tani kanë humbur jetën së paku pesë persona, disa prej tyre si pasojë e rrëzimit të mureve por dhe atakëve kardiake.

Valët që arritën deri 2.1 metra kanë goditur disa pjesë të Kilit, me ç’rast kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndezjen e disa zjarreve.

Dhjetëra mijëra persona janë evakuuar nga zonat e prekura dhe është shpallur emergjencë shtetërore.