Kili në finale të Kupës së Konfederatave, eliminon Portugalinë e Ronaldos

Kombëtarja e Kilit është finaliste e Kupës së Konfederatave.

Sport

28/06/2017 22:37

Skuadra e Vidalit dhe Sanchezit ka mposhtur në gjysmëfinale Portugalinë e Cristiano Ronaldos, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet e ndeshjes përfunduan barazim 0-0.

Në penallti hero i Kilit ishte portieri Claudio Bravo, që arriti të presë tre penallti, të Quaresmas, Moutinhos dhe Nanit.

Kili në finale do të takohet me fituesin e takimit Gjermani – Meksikë./Lajmi.net/