Kili gjen metodën për ta ndalur Messin

Skuadra e Kilit ka shfrytëzuar lojën PlayStation për të gjetur metoda për të ndalur sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, në finalen e Copa America.

Sport

04/07/2015 15:30

Kili e Argjentina ndeshen sonte në finalen e “Copa America” dhe lojtarët kilianë i kanë mësuar gjitha aspektet e lojës së yllit të Barcelonës. Krejt këto me ndihmën e lojës PlayStation.

“Ne kemi një program që përdor teknologjinë e PlayStation dhe ia mundëson lojtarëve që të ndërrojnë strategjinë duke përdorur një komandues. Ne u themi lojtarëve: ‘Tani do të kalojmë në formacionin 4-4-2’ dhe softueri menjëherë tregon se si do të punojë ajo strategji ndaj kundërshtarit tonë”, ka thënë selektori i Kilit, Jorge Sampaoli.

Kjo taktikë është përdorur për të përmirësuar edhe stilin e lojës në sulm dhe për këtë Alexis Sanchez ka luajtur me orë të tëra Sony duke provuar t’i mposhtë ekipet më të forta.