Kikaj: PDK do të ketë konsekuenca politike, nëse nuk respekton marrëveshjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj, ka folur për takimin e sotëm të LDK-së me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Lajme

09/05/2017 19:00

Ai thotë se në këtë takim, Delawie nuk e ka pasur qëllimin ti bind deputetët për Demarkacionin.

Kikaj në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se në PDK ka më shumë deputetë të cilët janë deklaruar hapur se nuk e votojnë Demarkacionin përderisa ka thënë se në LDK janë vetëm dy.

E, duke folur për mocionin e nesërm, ka thënë se LDK është unike dhe nuk e voton këtë mocion, e për PDK-në ka thënë se nëse deputetët e kësaj partie votojnë mocionin atëherë mosrespektimi i marrëveshjes së koalicionit do të ketë konsekuenca politike.