Kika i ‘Big Brother’ gati të konkurrojë për të qeverisur Pejën

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother ka treguar se e ka në plan të mirret edhe me politikë.

ShowBiz

14/07/2015 15:01

Njëri nga banorët më të diskutuar të Big Brother Albania këtë edicion, Kika nga Peja, në një intervistë ka treguar planet e tij për të ardhmen në politikë.

Ai po drejton agjencinë e modës që organizon spektakle bukurie momentalisht ndërsa në të ardhmen e afërt do të hyjë edhe në politikë.

‘Politikën e dua, jam duke përgatitur një superfushatë dhe mendoj ta qeveris vendin tim, Pejën’, ka thënë Kika për Panorama.

I pyetur se nëse do të hyjë mirë në politikë dhe merr ndonjë post, si do të kishte vepruar dhe si do të kishte zgjidhur problemet e popullit, ai ka thënë: ‘Unë jam çdo ditë pranë banorëve duke dëgjuar hallet e tyre e duke analizuar problemet, që në një të ardhme të afërt, kur të jetë mundësia, t’i zgjidh ato.(Lajmi.net)