Kiev: Marshi për transgjinorët anulohet për shkak të dhunës

Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të transgjinorëve kanë anuluar protestat në Kiev të Ukrainës, për shkak të kundërprotestave të dhunshme, që lanë të lënduar disa persona.

Bota

18/11/2018 16:47

Marshi ishte paraparë të ndodhë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, porn ë momentin që turma ka filluar të mblidhet, rreth 100 persona të së djathtës ekstreme kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kundërprotestuar.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Kiev, Christopher Miller, tha se ata kishin përcjellur aktivistët nga mbrapa dhe i kanë sulmuar me bomba tymi si dhe thirrje të shumta kërcënuese.

Miller shtoi se policia nuk ka tentuar të largojë kundërprotestuesit. Dy aktiviste që kishin mbetur në rrugët e qytetit u sulmuan fizikisht nga protestuesit.