Kidnapohet në Meksikë, futbollisti i Olympiacosit

Sulmuesi i Olympiacosit, Alan Pulido, është kidnapuar në Meksikë.

Sport

29/05/2016 18:44

Meksikani Alan Pulido i Olympiacosit, është kidnapuar të dielën në vendlindje, transmeton Associated Press.

Ai ishte kthyer për pushime në Meksikë, pas përfundimit të sezonit në Greqi.

Lajmin për zhdukjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i futbollistit. Armando.

Pulido ishte kidnapuar nga gjashtë persona të maskuar, teksa po largohej nga një aheng.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.