Kidnapohen 67 policë në Ukrainë

Përderisa trazirat po vazhdojnë, protestuesit në Ukrainë kanë marrë peng 67 policë që po mbahen në një ndërtesë në qendër të Kievit.

Bota

20/02/2014 16:04

Mediat e huaja raportojnë se sot gjatë ditës, protestuesit janë parë duke drejtuar një turmë të policëve të cilët mbanin duart lart në qendër të Kievit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës thotë se 67 policë janë zënë peng. Sipas një deputeti opozitar, policët e kapur janë duke u mbajtur në një ndërtesë të okupuar nga protestuesit në Kiev.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych dhe protestuesit që po kërkojnë dorëheqjen e tij, janë në një betejë epike rreth identitetit të Ukrainës, një shtet prej 46 milionë banorëve i cili është i ndarë ndërmjet lojalitetit ndaj Rusisë dhe Perëndimit.