Kida vjen me një duet “bomb”, ja për kë bëhet fjalë (FOTO)

Njëra ndër këngëtarët më të pëlqyera në estradë, e ka gati hitin e radhës.

ShowBiz

08/02/2016 03:50

Bëhet fjalë për Kidën, e cila aktualisht është njëra ndër artistët më të kërkuara nga publiku.

Ajo nëpërmjet një postimi në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ka zbuluar se projekti i ri i cili do të lansohet shumë shpejt, është në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, kështu të paktën lë të kuptohet fotografia të cilën Kida e postoi së bashku me shkrimin ku thuhet “coming soon”.

Nuk dihet ende data e saktë e publikimit, por ajo çka lirisht mund të themi është se me siguri do të mirëpresim një hit tjetër ashtu siç këngëtarja ka bërë deri më tani./klankosova

12647233_642234859247587_5824354688810604140_n-640x380