Kida përlot me dedikimin për gjyshen e ndjerë

Kida është artiste shumë e dashur për publikun.

ShowBiz

24/11/2018 10:41

Kida kohë më parë humbi një person të shrenjtë për të, e që është gjyshja e saj, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, ajo ka zgjedhur ta përkujtojë atë me anë të një kolazhi fotografish, ndërsa mbishkrimi që kishte lënë të bënte me lot.

“Ti je personi që e dua më së shumti. Ti më rrite dhe më edukove mua në mënyrën më të mirë, ende nuk mund ta besoj që më nuk je këtu në mesin tonë. Ti ike shumë shpejt. Faleminderit që ma keni dhënë karakterin e një femre të fortë dhe të pavarur në të gjitha aspektet. Do të të bëj gjithmonë krenare dhe kurrë nuk do ta mbaj kokën ulur. Më mësohet ta dua veten dhe unë gjithmonë mbaj kokën lart vetëm për ty. Gjithmonë në zemrën time… Të dua gjyshe”, ka shkruar Kida. /Lajmi.net/