Kiberhondrikët, personat që kërkojnë sëmundjen e tyre në internet

A kërkoni në Google për simptoma të ndryshme pasi që besoni se keni ndonjë sëmundje? Në fakt ju veç se jeni bërë Kiberhondrik.

Lifestyle

19/09/2014 22:37

Hipohondriaku është një person që beson pa bazë se e ka një sëmundje por nuk e din se cilën, dhe më pas kërkon për të nëpër internet.

Tani me ndihmën e internetit është shpikur edhe “kiberhondria”, personat që diagnozat e tyre i kërkojnë në internet, dhe te mjeku shkojnë vetëm për ta vërtetuar këtë, transmeton Lajmi.net.

Termet që më së shumti po kërkohen në internet në lidhje me shëndetësinë janë “simptomet”, “kanceri”, “gjaku”, “sulmi në zemër”.

Deri para se të paraqitej interneti, në botë nga hipohondria kanë vuajtur 5% e njerëzve, ku sot ky numër është rritur ndjeshëm. 

Kush është kiberhondrik?

-Ai që së paku dy herë në javë viziton webfaqe që kanë informacione rreth shëndetsisë
-I regjistruar në së paku 1 forum në të cilën diskuton për shëndetin
-Eshtë i bindur se informacionet që merr nga interneti janë 100% të sakta
-Pas kontrollimit te mjeku, ai menjëherë në internet kontrollon saktësinë e fjalëve të tij.