Kia Delluride, krejtësisht i ngjashëm me konceptin e mahnitshëm (Foto) – Lajmi.net
Kia Delluride, krejtësisht i ngjashëm me konceptin e mahnitshëm (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 19:58, 23 April 2018
Njihuni me gjuhën e re dizajnuese, që do të aplikojë Kia.

Prodhuesi nga Koreja e Jugut, makinën më të gjerë që e ka krijuar deri më tani është Soreno. Por, kjo do të ndryshojë në një të ardhme të afërt, pas lansimit të modelit Delluride. Kjo makinë, emri i së cilës edhe mund të ndryshojë, ishte prezantuar si koncept para dy vitesh, ndërsa u pëlqye në masë të madhe. Lajmi mirë është se pritet të hyjë në prodhim dhe do të ngjajë krejtësisht, me formën e paraqitur.

Njëherësh, ky do të jetë SUV-i i gjerë, më luksozi që Kia ka krijuar ndonjëherë. Do t’i ketë tetë ulëse, si dhe në përgjithësi me shumë hapësirë për qëndrim. Shkaku i madhësisë dhe peshës që ka, motori është dashur të jetë i fuqishëm, andaj ka një 3.3-litra V6, që lëvizë me anë të tetë shpejtësive automatike.

Pritet që ta ketë të njëjtin ndërtim të brendshëm si Stinger, që prodhon deri në 300 kuajfuqi. Enterieri do të jetë i punuar, me të gjitha teknologjitë e reja, që i gjejmë së fundmi në automobila. Siguria do të jetë maksimale, në këtë model, që ka të integruar edhe sistemin e asistentit të shoferit. Por, ende nuk është bërë i ditur se kur mund ta shohim, vetëm se pritet që të prezantohet në fund të 2019-ës, si një makinë e vitit 2020. /Telegrafi/

1 2 4 6 kia-foto-5-1 kia-foto-8

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO