Khloe Kardashian zbulon si e pagëzoi vajzën

Një nga femrat më të komentuara në familjen Kardashian është edhe Khloe Kardashian.

ShowBiz

17/04/2018 09:24

Bukuroshja këto ditë ka sjellë në jetë vajzën, lindje kjo që bëri bujë në shtypin rozë në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, Khloe ishte tradhëtuar nga partneri i saj, Tristan Thompson, vetëm një ditë para se Khlo të lindte.

Në rrjete sociale, ajo ka bërë publik emrin e vajzës, të cilën e ka pagëzuar True Thompson, duke i bërë asaj dedikim prekës.

Krahas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar për ndarjen e çiftit, duket se Khloe e ka falur Tristanin dhe në rrjete sociale ka thënë që janë “prindër krenarë”. /Lajmi.net/