Khedira u kthehet stërvitjeve

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira u është kthyer stërvitjeve me ekipin e parë, pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju. Përfaqësuesi gjerman ishte jashtë fushës së blertë që nga kryqëzimi i ligamenteve të gjurit, gjatë miqësores ndaj Italisë, në muajin nëntor. Khedira, i cili lëvizi drejt Santiago Bernabeut në vitin 2010…

Sport

14/04/2014 17:16

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira u është kthyer stërvitjeve me ekipin e parë, pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju.

Përfaqësuesi gjerman ishte jashtë fushës së blertë që nga kryqëzimi i ligamenteve të gjurit, gjatë miqësores ndaj Italisë, në muajin nëntor.

Khedira, i cili lëvizi drejt Santiago Bernabeut në vitin 2010 nga Stuttgarti, do të jetë një armë shtesë për ekipin e Carlo Ancelottit.

“Lajmi më i mirë i ditës është rikthimi i Khediras në grup, pas lëndimit të pësuar. Ishte një ditë ku trajneri Ancelotti i kishte nëntë lojtarë jashtë, përfshirë edhe Marcelo e Sergio Ramos, që kanë ushtruar ndaras”, ka shkruar uebfaqja zyrtare e Realit.

Khedira pritet të jetë gati për pjesën e fundit dhe vendimtare të sezonit, plus ai synon të jetë gati edhe për Botërorin ‘Brazil 2014’.