Khedira shumë pranë Schalkes

Sipas lajmeve të fundit që arrijnë nga prestigjozet gjermane, mësojmë se lojtari i Realit, Sami Khedira është shumë pranë transferimit te Schalke.

Sport

18/03/2015 16:46

Schalke dhe Khedira janë shumë pranë të arrijnë marrëveshje rreth transferimit të lojtarit te skuadra gjermane gjatë verës.

Këtë lajm e ka publikuar e përditshmja gjermane, Sport Bild, ku është raportuar se Khedira dhe Schalke janë duke diskutuar rrogën e lojtarit.

Përndryshe, Khedira nuk është duke kaluar momente të mira te skuadra e Realit, dhe një largim i tij nga Bernabeu gjatë verës është mëse i sigurt.