Khedira shërohet për Botëror

Real Madrid i ka dhënë një lajm të mirë Gjermanisë duke njoftuar se Sami Khedira pritet të jetë i gatshëm për lojë para përfundimit të këtij sezoni. Mesfushori dyshohej se nuk do të luajë më në vazhdim të edicionit si dhe do të mungojë në Kampionatin botëror në Brazil pasi këputi ligamentet kruciale në gjurin…

Sport

01/03/2014 19:07

Real Madrid i ka dhënë një lajm të mirë Gjermanisë duke njoftuar se Sami Khedira pritet të jetë i gatshëm për lojë para përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori dyshohej se nuk do të luajë më në vazhdim të edicionit si dhe do të mungojë në Kampionatin botëror në Brazil pasi këputi ligamentet kruciale në gjurin e djathtë gjatë miqësores me Italinë në nëntor.

Mirëpo, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka thënë se gjermani do të rikthehet në fazën përfundimtare të sezonit.

“Rikuperimi i tij është duke shkuar shumë mirë”, deklaroi Ancelotti para gazetarëve të shtunën.

“Ai ka filluar të vrapojë sërish pas tre muajsh. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë. Pas dy javësh ai do të rikthehet në Madrid. Ne shpresojmë se ai do të luajë sërish para përfundimit të sezonit”.

Khedira ka qenë titullar tek Reali pas transferimit nga Stuttgart në verën e vitit 2010.