Khedira pranë rikthimit

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira shpreson që të kthehet në stërvitje me ekipin pas disa javësh, pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju. Përfaqësuesi gjerman ka munguar nga 9 nëntori, pas kryqëzimit të ligamenteve të gjurit, por ai është optimist se mund t’i zë ndeshjet e fundit të sezonit 2013-14. “Është…

Sport

09/03/2014 17:15

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira shpreson që të kthehet në stërvitje me ekipin pas disa javësh, pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju.

Përfaqësuesi gjerman ka munguar nga 9 nëntori, pas kryqëzimit të ligamenteve të gjurit, por ai është optimist se mund t’i zë ndeshjet e fundit të sezonit 2013-14.

“Është e mundshme që pas 2-3 javësh do të jem i gatshëm të ushtroj me skuadrën sërish. Jam person optimist, por nuk dua t’i bëj presion vetes”, deklaroi Khedira për Sportstudio.

“Do të bëj krejt çka më thonë trajneri dhe fizioterapisti. Nuk jam i brengosur se çka do të ndodh pas dy muajsh”.

“Nëse nuk ia dal të jem gati për Botëror, do të ndihesha keq. Jam duke luftuar ende dhe duke bërë gjithçka në favor timin”, përfundoi përfqaqësuesi gjerman. Khedira i ka zhvillaur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, duke realizuar një gol.