Khedira kushton 10 milionë euro

Sami Khedira pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Për mesfushorin gjerman, interesim kanë shprehur Arsenali dhe Chelsea.

Sport

15/08/2014 19:35

Sami Khedira i ka bërë valixhet gati dhe mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Mesfushori gjerman ka kontratë edhe një vit me Los Blancos dhe këta të fundit, për të mos e humbur pa para në vitin 2015, po mendojnë ta shesin.

Sipas të së përditshmes spanjolle, AS, kampioni evropian i kërkon 10 milionë euro për përfaqësuesin gjerman, për të cilin, interesim kanë shprehur Arsenali dhe Chelsea.

Khedira nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, edhe pse shkëlqeu në Botërorin e Brazilit.