Khedira ka një plan për ta gëzuar Buffonin

Sami Khedira ka thënë se skuadra dëshiron t'i ndihmojë Gianluigi Buffonit ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

15/11/2017 12:27

Sami Khedira ka një plan për ta ngushëlluar bashkëlojtarin e tij nga Juventus, Gianluigi Buffon pas pensionimit nga futbolli ndërkombëtar.

Mesfushori ka thënë se skuadra dëshiron t’i ndihmojë atij ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Lotët e Gianluigi Buffon më kanë bërë të ndihem keq. Do t’i ndihmojmë ta fitojë UEFA Champions League”, deklaroi Khedira, përcjell “lajmi.net”.

Buffon do të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe ende nuk e ka fituar trofeun e kampionit të Evropës për klube. /Lajmi.net/