Khedira: Ishim të vdekur, na shpëtoi Ramos

Sami Khedira thotë se Real Madridi për një moment ishte i vdekur, por që goli i Sergio Ramos e shpëtoi ekipin Los Blancos, i cili më pas e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Atletico Madridin.

Sport

25/05/2014 18:58

Sami Khedira ndien se Real Madrid ishte i vdekur dhe i varrosur gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, derisa Sergio Ramos e shënoi golin e barazimit dhe e shpëtoi ekipin Los Blancos nga humbja.

Diego Godin dukej se ia solli fitoren ekipit të Diego Simeones, por Ramos shënoi në lojën shtesë, për të nivelizuar gjithçka.

Reali më pas shënoi tre gola në vazhdime me anë të Gareth Bale, Marcelo e Cristiano Ronaldo, për t’ia sjell Realit “La Deciman”.

“Është trofeu më i madh i nivelit të klubeve, një ndjenjë e jashtëzakonshme”, deklaroi mesfushori gjerman për uebfaqen zyrtare të DFB.

“Një trofe që ju ven të ndiheni krenarë. Brenda meje e ndiej një gëzim të madh. Ne ishim të vdekur, por më pas Sergio Ramos na shpëtoi edhe një herë”, vazhdoi ai.

27 vjeçari i luajti 59 minuta, para se të zëvendësohej nga Isco, por insiston se do të jetë i gatshëm për Botëror, me kohë.

“Mendoj se ishte e qartë se mungesa e ndeshjeve ka ndikuar të mos jem Khedira më i mirë në fushë. Kjo ishte arsyeja se përse mu desh të largohesha”, vijoi ai.

“Por, nëse nuk do të isha i gatshëm, nuk do të luaja në fillimi. Ishte një shenjë e mirë e besimit tek unë nga trajneri”, përfundoi Khedira.