Khedira fton përforcimin e ri në Juventus

Sami Khedira fton Emre Canin të transferohet në Juventus nga skuadra e Liverpoolit.

Sport

14/04/2018 11:30

Sami Khedira i ka bërë thirrje një përforcimi të madh të transferohet në Juventus.

Mesfushori gjerman ka ftuar bashkëkombësin e tij, mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can të nënshkruajë me klubin nga Torino.

“Khedira fton Emre Can, përforcimin e ri në Juventus”, shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

Can ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Liverpool dhe pritet të largohet nga klubi si futbollist i lirë, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/