Khedira dhe Pepe mungojnë ndaj Baselit

Sami Khedira dhe Pepe nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Baselit.

Sport

25/11/2014 17:40

Sami Khedira dhe Pepe janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit, për ndeshjen e ardhshme kundër Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka formuar listën prej 20 lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës kundër Baselit, listë kjo në të cilën mungojnë Khedira dhe Pepe.

Ende nuk dihet arsyeja e mospërfshirjes së këtyre dy lojtarëve për këtë takim, pasi ata nuk kanë pasur ndonjë lëndim.

Illarramendi është rikthyer nga lëndimi dhe është përfshirë për këtë takim, ashtu sikurse të rinjët Alvaro Medran dhe Lucas Torro.