Khedira bëhet i Arsenalit të hënën

Sami Khedira pritet të largohet përfundimisht nga Real Madridi. Mesfushori gjerman mund t’i bashkohet Arsenalit të hënën për afro 25 milionë euro.

Sport

20/07/2014 12:36

Sami Khedira mund të bëhet futbollist i ri i Arsenalit të hënën, njoftojnë mediat e huaja. Mesfushori i Real Madridit flitet shpesh se mund t’i bashkohet ekipin ‘Gunners’, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se Los Blancos kanë arritur marrëveshje me Topçinjtë për përfaqësuesin gjerman, për një shumë që sillet afro 25 milionë eurove.

Edhe pse menaxheri i futbollistit me prejardhje tuniziane ka insistuar e nuk ka zhvilluar bisedimet me Arsenalit, ‘CaughtOffside’ ka zbuluar se klubi nga Emirates Stadium mund ta prezantojë ish futbollistin e Stuttgartit nesër.

Khediran e përshkoi një lëndim i rëndë në sezonin e fundit, por u kthye në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa e zhvilloi një Botëror fantastik.