Khatami: Trump të kërkoj falje që iranianët i ka quajtur “terroristë”

Ajatollahu iranan, Ahmad Khatami, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos luajë me Iranin dhe se Trump duhet të kërkoj falje para popullit të Iranit, pasi gjatë fushatës së tij i ka cilësuar si “terroristë”.

Bota

12/11/2016 11:04

Gjatë faljes së Xhumasë dje në Teheran, ky klerik me ndikim të madh në Iran tha se Trump duhet ta ketë të njohur se iranianët “do të ofrojnë rezistencë kundër Shteteve të Bashkuara deri në momentet e fundit të tyre”.

Trump duhet të “kërkoj falje me respekt ndaj vendit” për akuzat e ashpra kundër Iranit gjatë fushatës, tha Khatami, dhe ka theksuar se “ne e respektojmë popullin e vendeve të tjera dhe e respektojmë zgjedhjen e tyre”.