Khan parashikon fituesin e duelit Fury – Wilder

Tyson Fury – Deontay Wilder është meçi që po pritet me padurim nga ndjekësit e sporteve luftarake.

Sport

10/11/2018 19:00

Dy të pamposhturit do të përballen me njëri tjetrin më 1 dhjetor, në Los Angeles.

Për britanikun, kjo do të jetë një mundësi rikthimi, pasi karriera e tij nuk shkoi si më së miri pas fitores ndaj Klitschkos para tri viteve, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, nga shumica e audiencës sportive, Wilder konsiderohet si favorit.

Amir Khan, boksieri britanik, mendon se Tyson Fury do të jetë fituesi i këtij superdueli.

“Fury, ai gjithmonë bën mirë kur situata është me rëndësi” ka shkruar Khan në “Twitter”.

Tyson Fury ishte në depresion gjatë muajve të kaluar, kur edhe kishte deklaruar se kishte menduar edhe rreth vetëvrasjes. /Lajmi.net/