Khalilzad: SHBA-të frikësoheshin se Serbia do të vepronte me Kosovën si me Bosnjën

Ish – ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad ka treguar që diplomati Zbignivew Brzezinksi gjatë kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë kishte deklaruar se Ballkani duke përfshirë edhe Kosovën “kishte probleme”.

Lajme

27/06/2017 21:50

Khalilzad gjatë një interviste ekskluzive në Zona B në Klan Kosova ka treguar kohën e Bushit të vjetër dhe shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Dua të shpreh ngushëllime për Brezezinksi pasi unë dhe ai kemi qenë kolegë që nga universiteti dhe pastaj si këshilltar në Këshillin e Sigurisë”.

“Kemi diskutuar çështje duke përfshirë fundin e Luftës së Ftohtë në Bashkimin Sovjetik dhe që nga koha kur punoja në Afganistan e konsideroja si një njeri që duhej të ndiqej si model nga të rinjtë”.

“Ai ka qenë njëri nga amerikanët që duhet përmendur”.

“Më kujtohet një episodë ku përmendej nga Brezezinki që Ballkani duke përfshirë edhe Kosovën kishte probleme, dhe kjo ishte në kohën e Bushit të vjetër apo kur u bë shpërbërja e Jugosllavisë”.

“Në atë koha isha udhëheqës i politikave të mbrojtjes dhe ai më kërkoi të shkoja në një takim dhe merresha me strategjitë afatgjate”.

“Kjo ishte një çështje strategjike që kërkonte drejtim të menjëhershëm”.

“Mbaj mend shumë mirë që ai po diskutonte për ish-Jugosllavinë”.

“Bashkimi Sovjetik ishte një perandori dhe ata vendosën që idelologjia e dominimit global nuk ishte shumë real dhe se kishin një ekonomi që nuk mund ta mbante atë po ndodhte një zhvillim njerëzit filluan t’i mbanin gjërat e fshehta”.

Khalilzad ka treguar që në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, SHBA-të frikësoheshin që Serbia do të përdorte një qasje të njëjtë në Kosovë siç kishte përdorur në Bosnje”.

“Besoj se duke parë brutalitetin që po ushtrohej nga regjimi i Millosheviqit dhe duke parë zhvillimet që po ndodhnin në Kroaci ekzistonte shqetësimi që njerëzit nuk do mund të përballeshin  prap me një situatë si ajo e Bosnjës dhe Kroacisë dhe të frikësoheshin se Millosheviqi të drejtonte makinerinë e luftës drejt Kosovës”.

“Në kishim frikë se do krijohej një rajon më i madh i konfilitit dhe natyrisht pakënaqësia e madhe në mesin e Evropës dhe SHBA-ve ndaj kësaj lufte gjenocidale që po bëhej”.

“SHBa-të filluan të krijonin presione politike brenda asaj që mendohej që Serbia do të përdorte një qasje të njëjte në Kosovë siç kishte përdorur në Bosnje”, ka rrëfyer Khalilzad.