Khabib tallet me McGregor, ja me kë e kërkon tani përballjen

Khabib Nurmagomedov po kërkon një kundërshtar të ri.

Sport

14/10/2018 16:17

Khabib Nurmagomedov pasi e ka mposhtur Conor McGregorin, dëshiron të ketë një kundërshtar të ri.

Khabib ka kërkuar nga UFC që t’i gjej një kundërshtar më të fort, pasi irlandezi nuk e ka sfiduar shumë atë, përcjell “lajmi.net”.

Sipas medieve, boksieri rus po e kërkon debutimin në boks, duke kërkuar përballjen me Floyd Mayëeather.

McGregor kishte debutuar ndaj boksierit me humbje në boks, ndërsa Khabib kërkon që ta demantoj irlandezin se është më i mirë se ai. /Lajmi.net/