Khabib i kërkon përballje, Mayweather i kthen përgjigjie zyrtare

Khabib Nurmagomedov i ka bërë ftesë Floyd Mayweather që të përballen.

Sport

16/10/2018 11:06

Khabib Nurmagomedov ka ftuar Floyd Mayweather që ta sfidojnë njëri-tjetrin në boks.

Boksieri rus i ka thënë se janë që të dy pa humbje, andaj do ta testojnë veten, pasi është vetëm një mbret në xhungël.

“Hej, të shkojmë Floyd, duhet të ndeshemi tani”, ka thënë fillimisht Khabib, përcjell “lajmi.net”.

“50 fitore dhe 0 humbje, 27 fitore dhe 0 humbje, dy burra që nuk kanë humbur. Të shkojmë, pse jo?”

“Pasi që në xhungël është vetëm një mbret, një mbret”, ka shkruar më tej rusi.

Mayweather ka reaguar menjëherë, duke bërë një postim në Instagram, shkruan “lajmi.net”.

Boksieri siç duket ka pranuar përballjen me Khabibin, duke thënë se “Le ta bëjë Las Vegasin përsëri madhështor”. /Lajmi.net/