Khabib fitoi ndaj McGregor, kjo ndodhi për herë të parë në Kosovë

Interesim i jashtëzakonshëm në Kosovë për meçin mes Khabib Narmagomedov dhe Conor McGregor.

Sport

08/10/2018 13:59

Khabib Narmagomedov dhe Conor McGregor zhvilluan meçin kryesor të mbrëmjes në UFC 229.

Ballafaqimi i tyre si asnjëherë më parë zgjoi interesim të madh te adhuruesit e sportit në Kosovë.

Fitorja e Narmagomedov zgjoi festë te shumica e tifozëve kosovarë, ndonëse kishte edhe të tjerë që kishin pritur fitoren e irlandezit, përcjell lajmi.net.

Gjatë ditës së diel nga kafenetë e qytetit e deri tek rrjetet sociale, ngjarja kryesore ishte meçi i tyre.

Edhe tani që kanë kaluar më tepër se 24 orë nga përfundimi i takimit, opinioni vazhdon të jetë jashtëzakonisht i interesuar – për herë të parë – për një meç në UFC. /Lajmi.net/