Khabib e befason Mayweatherin, ja ku do të zhvillohet meçi!

Khabib Nurmagomedov ka marr një vendim të papritur.

Sport

23/10/2018 13:22

Khabib Nurmagomedov është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, Umar Kremlev.

Boksieri rus ka zbuluar se në atë takim ka biseduar për mundësin e mbajtjes së meçit në mes tij dhe Floyd Mayweather në Rusi.

“Sot ne u takuam me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, Umar Kremlev”, ka thënë fillimisht, Khabib, përcjell “lajmi.net”

“Ne diskutuam për meçin ndaj Mayweather. Ne duam që përballja të zhvillohet në Moskë në arenën legjendare të Luzhnikit. Ne jemi të sigurt se do të mbledhim 100 mijë spektatorë dhe gjithashtu do të vendosnim një rekord botëror për shitjen e të drejtave televizive.”

“Dhe, më e rëndësishmja, babai im do të jetë në qoshe: Nuk na duhet një vizë në Moskë”, ka thënë më tej boksieri rus. /Lajmi.net/