Khabib ‘dridhet’ nga oferta e McGregor për revanshin

Mund të kemi sërish një përballje mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Sport

23/12/2018 18:54

Khabib Nurmagomedov u përball në muajin tetor të këtij viti me Conor Mcgregorin, duke arritur ta mposht atë me nokaut në kafaz.

Boksieri i arteve maricale është ende pa humbje, ndërsa irlandezi i kërkon një ripërballje, përcjell “lajmi.net”.

Babai i Kahbib ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e tyre se ata duan 30 milionë euro për ripërballje, pasi që kanë marr 15 milionë.

“Ata kanë ofruar 15 milionë euro për revanshin me McGregor,” tha babai i Khabib për Sport 24, përcjell “lajmi.net”.

“Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë.

“Mendoj se Ferguson e meriton më tepër se Conor. Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të dalë në pension.”, ka përfunduar babai i boksierit rus. /Lajmi.net/