Khabib bëhet tifoz i gjigantit evropian

Khabib Nurmagomedov është duke e shijuar jetën, pas triumfit ndaj Conor McGregor në UFC 229.

Sport

02/12/2018 23:17

Khabib Nurmagomedov ka gjetur kohë që ta shikonte nga afër përballjen e PSG-së ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Boksieri i arteve të përziera marciale ishte ftuar nga presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, për ndeshjen e javës së kaluar në garë më të madhe për klube në Evropë, përcjell “lajmi.net”.

“Faleminderit shumë vëlla për ftesën që ma bëre. Ishe një ndeshje e mrekullueshme. Të pres në Dagestan”, ka shkruar Khabib në foton e shoqëruar me presidentin e klubit francez dhe fanellën me numrin 10 që e kishte marr si dhuratë.

Duket se PSG-ja ka fituar një tifoz të ri, e që natyrisht se do të jetë një marketing i mirë për ta, por poashtu edhe për boksierin e UFC-së. /Lajmi.net/