KFOR faktor stabiliteti në Kosovë e rajon

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është takuar sot Komandantin në largim i forcave të KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina dhe atë të sapoemëruarin, gjenerali Figliuolo.

Lajme

02/09/2014 16:18

Komandanti në largim i forcave të KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina ,vlerëson se në Kosovë është bërë një përparim i në fushën e sigurisë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takim me Ministrin e Jashtëm Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe komandantin e ri gjeneralin Figliuolo, ku ndër të tjera u diskutua edhe për rolin e KFOR-it në sigurinë e Kosovës.

Në një njoftim të MPJ-së, thuhet se Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Farina gjatë misionit në Kosovë, duke e falënderuar për punën e tij. Hoxhaj po ashtu i ka uruar mirëseardhje si dhe suksese në punën e tij të mëtutjeshme komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit Figliuolo.

Shefi i diplomacisë kosovare foli për rolin e rëndësisë së veçantë që ka KFOR-i për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë.

Ministri Enver Hoxhaj pa ashtu ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën vendosja sa më e shpejt  e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-në, anëtarësimi i Kosovës në mekanizmin e Partneritetit për Paqe si dhe pjesëmarrja në iniciativat rajonale të sigurisë.

Komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina e falënderoi ministrin Hoxhaj për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë.

Farina ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë e KFOR-it për vazhdimin e misionit të tij në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.