KF Vëllaznimi në negociata me Lorik Canën (FOTO)

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ditë më parë kishte theksuar se dëshiron që skuadra e tij e fundit në karrierë të jetë Vëllaznimi i Gjakovës.

Sport

27/01/2017 16:28

Dhe, duke e parë dëshirën e Canës, kryetari i klubit gjakovar, Shkëlzen Gashi ka pasur një takim me mbrojtësin e shumë skuadrave të mëdha evropiane lidhur me mundësinë që ai t’i veshë ngjyrat kuz e zi, njofton faqja e klubit të Vëllaznimit.

“Kryetari i Klubit Shkelzen Gashi gjatë një takimi me ish Kapitenin e Kombëtares Shqipërisë Lorik Cana kanë pasur një bisedë per ardhjen ne Klubin e zemres .Shpresojm që një ditë kjo të ndodhë”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit, përcjell lajmi.net.

Cana aktualisht është paskuadër dhe së fundi ka ndjekur kurse të UEFA-s për trajner.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6