KF Llapi shkarkon Bylbyl Sokolin?

Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i KF Llapit.

Sport

10/10/2018 21:11

Kështu së paku raportohet në mediet kosovare gjatë orëve të mbrëmjes.

Skuadra llapjane ka vendosur t’i jap fund bashkëpunimit me trajnerin rahovecas, për arsyet të cilat ende nuk janë bërë publike.

Pak ditë më parë trajneri Sokoli është sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, pas humbjes së Llapit nga Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/