KF Llapi realizon transferimin e parë

KF Llapi ka realizuar trasferimin e parë të afatit kalimtar të janarit.

Sport

15/12/2017 20:49

Skuadra kampione vjeshtore ka transferuar sulmuesin e krahut, Altin Merlaku nga Besa e Pejës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të KF Llapit.

“ZYRTARE:

Altin Merlaku është transferimi i parë i kampionit vjeshtor KF Llapi

Merlaku që luan si sulmues krahu ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa ne i urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit”, thuhet në njoftimin e Llapit./Lajmi.net/