Kevin Spacey do të paraqitet në lojën e ardhshme të Call of Duty

Traileri për lojën e ardhshme të Call of Duty i paraqitur në YouTube, zbulon se aktori amerikan Kevin Spacey do të ketë një rol në lojë duke u paraqitur në shumë skena.

Auto & Tek

02/05/2014 17:58

Imazhet e para të lojës, e cila është e emëruar Advanced Warfare, ishin të parapara për të dalë në YouTube fillimisht të dielën, por botuesi Activision dhe zhvilluesi Sledgehammer Games e postuan atë sot vetëm pas një lajmi në internet.

Në video të lojës, është paraqitur ylli nga House of Cards, i cili e ka rolin e një kreu të një korporate private ushtarake që sulmon Shtetet e Bashkuara.

Më herët këtë javë, ka pasur gjithashtu edhe një imazh të lojës të shfaqur në Instagram para se të dalë videoja e plotë.

Në atë video, Spacey flet nga kamera me një zë ekstrem për demokracinë që Shtetet e Bashkuara mendojnë se janë duke e bërë, dhe se si kanë dështuar në fuqizimin e saj.

Seritë e Call of Duty filluan në vitin 2003 për kompjuterë dhe më vonë u zgjeruan edhe për pajisje tjera.

Seritë e mëhershme janë të krijuara kryesisht nga frymëzimi i Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë Call of Duty, Call of Duty 2 dhe Call of Duty 3.

Duke filluar me Call of Duty 4:Modern Warfare, i lansuar në nëntor 2007, seritë e kësaj loje po bëhen gjithnjë më të popullarizuara dhe më reale.

Kjo lojë e ardhshme e serisë Call of Duty do të jetë e gatshme më 4 nëntor 2014.